Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, në një takim me gratë e vajzat e fshatit të Treganit, foli mbi prioritetet dhe rolin që Partia Socialiste i ka dhënë gruas.

Ai tha se nëse duhet që gjërat të ndryshojnë në Shqipëri, është e nevojshme mbështetja e grave, e motrave shqiptare.

Balla theksoi se Shqipëria është një nga 5 vendet në botë, që ka në qeveri përfaqësi të barabartë si për burrat e për gratë.

“Nëse do që gjërat të ndryshojnë në Shqipëri kërko mbështetjen e grave, e motrave shqiptare. Rama s’ka bërë gabim, që përfaqësimi dhe prirja për të shkuar në barazi gjinore, i ka bërë mirë Shqipërisë, e ka transformuar dhe jemi një nga 5 vendet në botë për qeverisje të barabartë mes burrave dhe grave. Brenda nesh ka shumë burra xhelozë, por kryeministri thotë që gjysma e qeverisë o me gra o fare, po dhe gjysmën e shtëpisë me gra e kemi. Pjesa më e mirë është motra bashkëshortja, nëna, që i japin kuptim jetës. Unë do e nisja fjalën me një ndjesë, sepse s’kemi bërë aq sa PS do aq për zonat e bekuara siç është Tregani. Ne kemi arritur që të aplikohet një iniciativë që i jepet bizneseve të kësaj zone. infrastruktura e kësaj zone nuk është e duhura. Por ju garantoj, që teksa Shqipëria po merr veten, siç shëron Tregani do të shërojmë dhe ne infrastrukturën e kësaj zone”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb