Fjetja herët në darkë mund të jetë një kambanë alarmi për shëndetin e burrave. Një studim i fundit ka zbuluar se meshkujt që ndjejnë nevojën për të shkuar herët në shtrat, mund të kenë probleme me zemrën, ose me tensionin e lartë.

Studimi është prezantuar në ‘European Society of Cardiology’. Studiuesit vëzhguan 2400 meshkuj dhe zbuluan se ata që vuanin nga tensioni i lartë ishin të prirur të flinin gjumë 18 minuta më herët se të tjerët. Për më tepër këta persona, sapo i zë gjumi nisin të rrotullohen shpesh në shtrat. Kualiteti i gjumit të tyre është më i keq se ata që flenë më vonë.

Sipas studiuesve, burrat që vuajnë nga tensioni i lartë flenë më herët sepse e ndjejnë më shumë lodhjen. Ritmi i tyre kardiak përshpejtohet dhe kjo i bën që ti zerë gjumi më shpejt.

“Njerëzit vuajnë nga tensioni i lartë edhe pa e kuptuar. Tendenca për të shkuar herët në shtrat është një ndër sinjalet e alarmit”- deklaroi profesori Jeremy Pearson, nga “British Heart Foundation”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: