KOLUMBI – 31 persona janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një klub nate në rajonin Antioquia të Bajo Cauca të Kolumbisë.

Disa u plagosën kur dy sulmues thuhet se hodhën një mjet shpërthyes në klubin e natës “Bora Bora” në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.

Të tjerë u plagosën në rrëmujën që pasoi, sipas stacionit të radios Caracol. Disa njerëz mendohet se kanë pësuar lëndime serioze.

https://www.youtube.com/watch?v=gPidquq6H2E

Dy sulmuesit e dyshuar, një burrë dhe një grua, janë arrestuar sipas kryebashkiakut Oscar Anibal Suarez. Kolonel Carlos Sierra Nino, komandant i forcave të policisë Antioquia, tha se dy njerëz iu afruan klubit të natës në një motoçikletë para se një eksploziv të hidhej në ndërtesë.

Motivi për sulmin nuk është ende i qartë, por Suarez sugjeroi se mund të jetë vendosur nga ndonjë bandë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: