KRETË

Një banor i zonës së Ano Gouves në Heraklion u ndodh përpara një gjetjeje makabre.

Ndërsa ecte në mesditën e së dielës, ai vuri re një kafkë njerëzore dhe pjesë të një skeleti njerëzor në një fushë dhe menjëherë lajmëroi policinë, shkruajnë mediat helene.

Forca të shumta nga Departamenti i Policisë Hersonissos nxituan në vendin e treguar nga qytetari dhe bllokuan zonën.

  • foto galeri

Eshtrat janë mbledhur dhe do të dërgohen në laboratorë për ekzaminim.

Kontrolli mjeko-ligjor do të hedhë dritë mbi rrethanat e vdekjes, si edhe për të përcaktuar se kujt i përket skeleti dhe cila është mosha e tij.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb