E ka droguar dhe më pas e ka dëbuar nga shtëpia , këto janë akuzat që  nënë 40 vjeçare nga Berati ngriti kundër bashkëshortit të saj një ditë më parë  në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti. 40 vjeçaria  rrëfeu historinë e saj të trishtë dhe gjëndjen e dëshpëruar në të cilën ndodhet.“Pas 25 vitesh martesë im shoq më hodhi ne rrugë.

Unë kam duruar dhunën e vjerrës të burrit si dhe një sërë situatash të vështira. Ka dyshuar që të dy më kanë droguar pasi shumë herë unë nuk kam qënë e kthjellët mëndërisht, këtë ma ka pohuar edhe mjeku kur jam vizituar. Më përzunë nga shtëpia ,por im shoq nuk do të bëj divorc edhe pse unë e di që ai ka të tjera gra sepse gjithmonë më ka tradhëtuar” tha ajo. Aktualish nëna e dy fëmijëve gjendet në mes të katër rrugëve.

Djali nuk e pranon  ta takojë ndersa vajza është larguar nga shtëpia. Pas këtij rrëfimi në emision rdhi edhe telefonata e bërë nga bashkëshorti I cili e ftoi 40 vjeccaren të diskutonin dhe të gjenin gjuhën e përbashkët. “Unë nuk të kam përëzënë nga shtëpia, hajde riktheu të flasim dhe të diskutojmë” u shpreh ai. Sot sërisht 40 vjeccaria do të rikthehehet të studion e emisionit Me Zemër të Hapur për të vazhduar rrëfimin e saj s dhe për tu përballur sërisht me bashkëshortin.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb