Katër vrasje të rënda ndodhën vitin e kaluar në rajonin e Prizrenit. E para ishte vrasja e Armenda Aliu – Velija, që tronditi Prizrenin. Gruaja 48 vjeçare u vra nga arma e zjarrit me 15 plumba nga bashkëshorti i saj, Bajram Velija.

Çifti Velija morën rrugë nga Zvicra për në Prizren, gjatë muajit korrik. Një zënkë e ashpër përfundoi me tragjedi. Kjo vrasje llogaritet më e rënda që ndodhi vitin e kaluar në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, tregon se vitin e kaluar në rajonin e Prizrenit janë shënuar katër vrasje. Dy vrasje në Prizren, kurse dy të tjera në Suharekë.

Vrasja e dytë në Prizren, pati ndodhur me një foshnje. Një nënë ishte arrestuar për mbytjen e foshnjës së saj. Dy vrasje, vitin e kaluar, patën tronditur edhe Suharekën.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës vrau punëtorin në kazino. Vrasja tjetër brenda 24 orëve ndodhi në fshatin Studençan. Vëllai vrau vëllain, për çështje pronësore.

“Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorët e këtyre vrasjave”, tha Osmanollaj për “PrizrenPress”. Sipas tij, me përjashtim të këtyre vrasjeve, situata e sigurisë në regjionin e Prizrenit ka qenë e qetë.

“Viti 2019-të për këtë regjion, ka qenë më i suksesshmi gjatë 10 fiteve të fundit “, tha ai. Ai tha se gjatë këtij viti janë konfiskuar 160 armë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: