TIRANE

Historia e Fatjon Pjetrit është trajtuar sot në studion e emisionit “Me zemer të hapur”. Bashkëshortja e denoncoi për dhunë dhe ndërsa ai përfundoi në burg për 4 muaj, ajo u vendos në një shoqatë.

Më pas shkoi dhe u vendos në Francë ku dhe ndodhet aktualisht.  Nga martesa e tyre kanë 2 femijë dhe ish-gruaja ju lut që të dërgonte një prokure që të udhëtonin edhe femijët e të bashkoheshin sërish. Ai besoi dhe e dërgoi prokuren, por ajo sipas tij u lidh me dikë tjetër dhe i mban femijët larg të atit.

“Unë me ish-nusen time jemi njohur në Tiranë. Ajo jetonte tek halla e vet në Laprak dhe aty jemi njohur dhe ka filluar çdo gjë, jemi fejuar, martuar dhe ka lindur djali i parë Risardo, por ajo me familjen e vet nuk fliste, se kur ishim të fejuar e mora për një vizitë të shohë shtëpinë time, por babai im i tregoi babait te saj që mos të dilte i pabesë.

Sikur mentaliteti i tyre atje dhe ai se pranoi.

Ne bëmë dasëm, u martuam dhe na lindi fëmija i parë po çdo gjë filloi mirë. Dhe po ashtu une punoja me një makinë ku merrja pasagjer në linjën Shkodër-Lezhë.

Me datën 10 gusht të 2016 me kanë marrë në telefon ish-nusja për djalin se ishte me temperaturë dhe une e lashë punën dhe shkoj në shtëpi dhe gjej femijen tim t’u loz në ujë dhe ajo ishte në gjumë dhe i thashë “fëmija i sëmure në oborr dhe luante me ujë dhe ti në gjumë?!!

E kam goditur me një shpullë në nerva e sipër, me ka bërë denoncim.”

Kam kryer burgun tim dhe ajo ishte strehuar në shoqatë, ia fala dhe atë gjë që më dononcoi.

Dhe vendosëm të bashkohemi.

Dhe ajo ngeli shtatzanë dhe kur ngeli shtatzanë me femijen e 3 ishte e strehuar në shoqatën e dhunës së grave, por ajo kontaktonte me mua ngeli shtatzanë. Doli nga aty dhe filluam jetën të dy bashkë, por me kërkoi të bëjmë divorcin për të përfituar qera nga bashkia e Tiranës si edhe të aplikonte për shtëpi.

Unë i besova dhe e bëra.

Shkuam në gjykate, ja lashë çdo gjë të lire ne gjykate dhe aty mashtroi sikur nuk jetojme bashkë, por ne jetonim bashkë dhe pastaj u njoh me një shoqe. Ajo e njohu me çuna nga Mamurrasi dhe u nda nga unë për 8 muaj.

Me datën 8 shtator të 2018, më çon sms më uron ditëlindjen dhe takohemi.

Më kërkoi falje e me thotë se djali i madh të kerkon shume. Ja fala për hir të femijëve, por gjatë ndarjes ajo me kërkonte lek për shtëpi dhe ushqime dhe une ja çova ça me kërkoi.

Por te fëmijët e mi futeshin shumë fytyra të panjohura dhe një natë që ika t’i çoj ushqime për fëmijët bëra debat me të dhe në mëngjes i paguaj qeranë e shtëpise ku ajo jetonte tek ura e Shkozës, por nga debati kishte thirrur policinë.

Por une se dija se nuk e dhunova dhe për fat une ika nga aty se kisha punën dhe në shtator kur u bashkova me të unë se dija se isha i denoncuar dhe më arrestuan në doganën e Kosovës. Dhe më kanë dënuar më 12 mars të 2019 dhe une isha në Francë, ka shkuar ajo me avokaten time dhe ka deklaruar se jetonte me mua se mbas atij gjygjit unë e prisja të vinte në Francë i dërgova prokurën dhe më tha që nuk bën prokura me email, por duhet origjinale. Ja nisa me post origjinalen dhe ajo ishte nisur me atë që i kisha dërguar me email, por adresen e Fb tim ma ka hapur ajo se une s’dija.

Dhe ka kontaktuar me fshatarin tim duke u prezantuar si kur jam unë dhe kan folur për një kurorëzim me një pagesë prej 1000 euro, por ajo me datën 24 që mori prokurorin më mbylli të gjitha kontaktet.

Ishte lidhur me atë person që ka vën kurorëzim me të dhe ai person ka mbiemrin tim.

Mbiemrin tim ja pata lënë  asaj se ma kërkoi mos ta ndërronte prej femijëve dhe i dashuri i saj Valentin Pjetri ka mbiemrin tim.

Familja e saj e di se ku ndodhet ajo dhe mua m’i ka fshehur të gjitha kontaktet.

Kërkoj vetëm takimin e femijëve që më ka lëshuar gjykata e Lezhës dhe ajo ka futur në shtëpinë time ku ka qenë prezent fëmija im i moshës 3-vjeçare.”-tha Fatjon Pjetri.

Nga ana tjetër ish-gruaja e tij shprehet se është dhunuar disa herë nga ish-bashkëshorti dhe sipas saj ai mbante edhe disa lidhje paralele ndërkohë që jetonte me të.

Ish-gruaja e Fatjonit -Ndodhem në Francë dhe nuk e kam pasur mundësinë t’ju ndjek..

Më ka ardhur më ka kërkuar shumë herë, kemi dashur të fillojmë lidhjen tonë. AI ka dy fëmijë fëmijë me mua dhe më bashkëshorten tjetër. Ka pas martesë me mua ligjërisht por ka pasur fëmijë me tjetrën në të njëjtën kohë.

Unë jam martuar në vitin 2012, kur linda unë çunin filluan debatet se donin me heq fëmijën. Unë nuk flisja me familjen time në atë kohë. Babi tha do rrish aty dhe nuk ke më punë me mua dhe pastaj aty patën filluar debatet dhe problemet. Nuk pranova të hiqja fëmijën dhe më çoi te motra ime më tha rri aty.

Në krevat me mua fliste me të dashurat e veta. Unë e kam pirë helmin se vazhdimisht më tradhëtonte. Pas shoqate më ka kërkuar prap dhe unë kam ngel shtatzënë.

Fatjoni e di që ka fol edhe me ish-bashkëshorten tjetër plus me 3-4 të dashura të tjera. Aty i dhashë fund. Mua ma nisi letrën e fëmijëve dhe erdha. Fatjoni e di shumë mirë që po fliste edhe me të tjera, ndërkohë që ishte me mua. Unë jam në mbrojtje të shtetit francez.

Ai nuk ka paguar në asnjë moment të vetën për fëmijën e vet. Aty ka bërë denoncim se më ka lënë shpinë me zor. Ai ka përdor dhunë dhe e di shumë mirë.

100 mijë lek  është nga vendimi i Gjykatës , nga e shtuna deri të dielën, javë për javë. Nuk e di shumë mirë, e di që e ka shtunën deri të dielën për me i dhënë dhe paguar vetëm 100 mijë në muaj.

Unë kam qenë e ndamë nga Fatjoni kur ka ardhur me të dashurën e vet dhe më ka ushtruar dhunë. Djali im 5-vjeçar di çdo gjë.

Fatjoni:-  Unë më pas edhe dy të tjerë nuk kërkoj këto të dy që kam.  Normal se nuk pata ku me i bo. Unë nuk kërkoj bashkim por thjesht takimin e fëmijëve të mi. Me nis me fol unë kam shumë gjëra. Ta marrë një psikologe fëmijën 5-vjeç dhe të flasë për nënën dhe babën.

Ish-gruaja e Fatjonit: Edhe nëse nuk i paguan mund të vijë t’i takojë. Çfarë mund të flasë për mua nuk është e vërtetë.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb