Policia e Durrësit njofton se një 58-vjeçar me inicialet N.L është gjetur i vdekur, brenda automjetit të tij.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, burri mund të ketë ndërruar jetë, për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor është në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 03.03.2021, në orën 14:20, në lagjen nr. 2, Durrës, shtetasi N. L., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ka gjetur vdekjen në automjetin e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb