DURRËS

Policia e Durrësit njofton se sot në mëngjes, është gjetur pa shenja jete një burrë në një rrugë të qytetit bregdetar.

Sipas njoftimit të policisë, V.Dh 66 vjeç u gjet pa shenja jete. Paraprakisht dyshohet se 66-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb