Mëngjesin e sotëm një qytetar ka humbur ndjenjat në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko”, pranë tregut të Medresesë, ku shumë qytetarë janë mbledhur pranë tij.

Rasti është publikuar nga faqja e “Jeta osh qef”, e cila shkruan se ambulanca edhe pse ndodhet vetëm pesë minuta larg, ka dashur më tepër se 30 minuta për të mbërritur tek qytetari i shtrirë përtokë. Për këtë arsye, ndihmën e parë ia kanë dhënë dy qytetare, por pa rezultat pasi burri i shtrirë përtokë nuk është përmendur.

Ja çfarë shkruan një qytetare për këtë rast.
“Përshëndetje Jeta osh qef! Në mëngjes duke shkuar për punë gjej me një shoqen time një burrë të shtrire në tokë, afrohemi me vrap t’i japim ndihmën e shpejtë por ai s’reagonte, fatmirësisht erdhi një zonjë me bashkëshortin e saj (ajo sapo kishte mbaruar turnin e 3) dhe filluan ta masazhonin dhe t’i hidhnin ujë. Marr “Policinë e leshit” për të ardhur dhe urgjencën (mirëpo linja e urgjencës si gjithmonë s’funksionon) nejse policia erdhi pas 20 minutash rehat-rehat, mirë që s’u afruan në asnjë moment por prisnin ambulancën, ambulanca erdhi goxha vone sepse në gjithë këtë Tiranë kishte vetëm 1 dhe ajo erdhi nga Stadiumi Dinamo për te Restorant Durrësi, ndërkohë “Nënë Tereza” ishte 500 m larg. Sado erdhi urgjenca, në ngritjen e personit kërkoi ndihmë, polici rrinte.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: