Aurela Hoxha, e njohur si show­girl dhe së fundi moderatore e programit “Shopping Queens” në “Vizion Plus”, është në proces divorci nga bashkëshorti i saj prej 10 vitesh, Admir Ismajlukaj.

“Panorama Plus” shkruan se në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë është depozituar një kërkesë­padi nga z. Admir, dokument që mban datën 11 shtator 2015, me anë të së cilës ai kërkon zgjidhjen e martesës me palën e paditur, Eurela Hoxha (por që njihet si Aurela Hoxha). Në dokumentin drejtuar Gjykatës, paditësi i datëlindjes 08.07.1979 kërkon zgjidhjen e martesës me të paditurën e datëlindjes 27.02.1985.

Ai përfaqësohet në zgjidhjen e kësaj çështjeje nga avokatja Jonida Capo, e cila konfirmoi për gazetën depozitimin e çështjes në Gjykatë.

Në objektin e dokumentit në fjalë citohet nga kërkesa e z.Ismajlukaj si më poshtë: “Me të paditurën jemi bashkëshortë dhe siç rezulton nga certifikata e martesës, data 31.08.2015 lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile, Njësia Bashkiake nr.11 Tiranë, kemi lidhur martesën ligjore më dt 11.11.2005. Nga konsumimi i martesës nuk kemi fëmijë”.

Më tej, me atë të kësaj kërkese janë renditur arsyet pse ai kërkon zgjidhjen e martesës me gjyq.

“Fillimisht marrëdhëniet tona martesore kanë qenë të mira dhe janë karakterizuar nga dashuria, mirëkuptimi reciprok dhe harmonia familjare. Kohët e fundit marrëdhëniet tona familjare janë përkeqësuar për shkak të qëndrimeve jo korrekte të palës të së paditurës ndaj meje.

I ndodhur në rrethanat, ku marrëdhëniet tona janë dëmtuar rëndë nga ana morale prej të paditurës kanë sjellë si pasojë mungesën e harmonisë, mirëkuptimit dhe respektit tim ndaj Aurelës. Ka vend të theksohet se marrëdhëniet në vazhdimësi nuk janë përmirësuar, por përkundrazi janë dëmtuar, duke ndërprerë dhe bashkëjetesën tonë, dhe si rrjedhojë kemi më tepër se katër muaj që jetojmë të veçuar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: