SPAK nisi një hetim që bën fjalë për korrupsion në sistemin e drejtësisë, ku përfshihen gjyqtarë, avokatë dhe familjarë të personave të dënuar. Detaje të reja kanë dalë nga përgjimi.

Prokuroria e Posaçme ka hetuar për korrupsion shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj. Të gjithë akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit apo personave të tjerë në sistemin e drejtësisë”, në bashkëpunim, ndërsa shtetasit Arben Cara dhe  Mimoza Margjeka akuzohen për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit apo personave të tjerë të njerëzve të drejtësisë”.

Shtetasi Orion Bali është arrestuar, pasi ka dyshohet se ka trafikuar emigrantë në rrethin e Pogradecit. Ai akuzohej për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe për këtë vepër  është lënë në burg. Siç thuhet në dosje, i hetuari Orion Balii ka pasur avokat Skënder Demiraj.

Shtetasi Skënder Demiriaj ka siguruar familjarët, konkretisht shtetasin Nejton Balii se mund të ndërhyjë tek gjyqtarët nëse i jep një shumë prej 6 000 euro. Nejton Bali ka siguruar paratë dhe ia ka dhënë Demirajt.

Klaudio Zhilla ka ndihmuar në rolin e sekseit Demirajn, pasi kishte thënë se ka njohje me gjyqtarët e çështjes Olsi Xhavella dhe Mimoza Margjeka.  Shtetasi Klaudjo Zhilla ka takuar shtetasin Arben Carën, bashkëshorti i Mimoza Margjekës dhe kanë diskutuar për të pasur një takim me shtetasin Skënder Demiraj.

Shtetasi Skënder Demiraj i ka dhënë Arben Carës shumën prej 6000 eurosh me qëllim lirimin e Orion Carës, që ishte në burg. Pas këtij “ndërmjetësimi” me para, ka ndryshuar masa e sigurisë për  Orion Balën, nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”. Në përgjime shfaqet edhe nëna e Orion Carës, që flet me djalin tjetër, Neltii Bali e ku ky i fundit i thotë se ka dhënë 6000 euro që Orion Bali të lërë qelinë. Afërdita Bali shqetësohet për shumën e kërkuar, duke përmendur emra personash ku mund të marrin paratë.

Nelti Bali në bisedat që zhvillon, kur flet me gjyqtarin Skënder Demiraj i thotë që “duhet ta mbarojë sa më shpejt këtë punë”. Ndërsa, kur bisedon me mamanë e tij, Afërditën, i thotë: “Burri i huaj do 6 mijë euro sepse ka 3 gjyqtarë dhe nga 2 secili për të mos llogaritur edhe Skënderin”.

SPAK ka arritur të zbardhë këto përgjime dhe ka vënë masa sigurie ndaj shtetasve Nejton Bali, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj, Arben Cara dhe  Mimoza Margjeka.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb