INDI – 25-vjeçarja indiane Kamlesh Rathore është shpërfytyruar nga bashkëshorti, sepse familja e saj nuk i dha pajë kur u martua. 25-vjeçarja nga Shahjahanpur i Indisë akuzohej nga bashkëshorti se e kishte gënjyer, pasi para martese i kishte thënë se do të merrte një paje prej 50 mijë rupi. Për këtë arsye, bashkëshorti ishte ‘hakmarrë’ duke i prerë hundën.

Kamlesh rrëfeu se ishte duke gatuar kur bashkëshorti i saj Sanjeev nisi të bërtiste duke i kërkuar paratë. Pas kësaj ai i preu dhe hundën dhe i tha:- “Tani do të mbetesh gjithmonë kështu”.

“Sanjeev më ngacmonte çdo ditë për pajën. Më kërkonte vazhdimisht shumën e parave prej 50 mijë rupi, por unë ia përsërisja shpesh se babai im ishte shumë i varfër dhe nuk mund ta përballonte një shumë të tillë. Ai nuk më dëgjonte dhe më kërcënonte se do të më priste hundën. Ai më ka qëlluar prej vitesh. Më ka gjuajtur me rrip, me pantofla, shkopinj e të tjera sende dhe gjithmonë më ka torturuar. Më ka kërkuar që të punoj si prostitutë dhe më kërcënonte se do të më shiste. Ai ishte gjithmonë ishte i dehur” – rrëfeu gruaja për mediat vendase.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: