News24 ka shkuar në banesën e 89-vjeçarit që ndërroi jetë pasi u dhunua nga grabitës të armatosur. Ngjarja ndodhi në Klos të Mallakastrës. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar dëshminë e gruas së viktimës, Çaush Shehajt.

E moshuara tha se ishin dy të rinj ata që i dhunuan ndërsa burri i saj vdiq nga dhuna. E moshuara, e ulur pranë oxhakut të banesës së vjetër, mes lotësh lutet që të ishte ajo në vend të burrit të saj.

“Ishin të rinj ata që na dhunuan. Na dhunuan 2 djem të rinj. S’më vranë mua në vend të Caushit. Caushin e vranë fare. Mua më vranë. Më rrahën”, tha e moshuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb