TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot në Gjirokastër, ku një 72-vjeçar leu me benzinë dhe i vuri flakën bashkëshortes së tij.

Basha shkruan në “Twitter” se dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë dhe se PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të frenuar këtë fenomen.

“Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shprehet Basha.

Basha Tw
Basha Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb