Burrit i ndodh e papritura pikërisht në ditën e Shën Valentinin, pasi kapi gruan duke e tradhtuar me një tjetër burrë. Ngjarja ka ndodhur në provincën Salerno të Italisë.

Sipas mediave italiane, mbrëmjen e 14 shkurtit, burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte në punë. Gruaja në këtë rast, duke përfituar nga mosprania e bashkëshortit fton në shtëpi të dashurin.

Por këtu ndodh e papritura, pasi bashkëshorti kthehet më herët në shtëpi dhe e zë gruan “mat” me të dashurin. Kur vuri re prezencën e burrit, i dashuri i gruas tentoi të arratisej nga kati i dytë i pallatit ku ndodhej, por fatkeqësisht u rrëzua. Raportohet se ai nuk pësoi lëndime serioze.

Sakaq, menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilët mbetën të habitur kur rindërtuan dinamikën e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb