TIRANE

Donika Prela, drejtuesja e komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda e cila u përball këtë të martë me institucionet e vettingut, u kryqëzua me kritika nga vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së. Belgu Teo Jakobs i kërkoi llogari prokurores se përse bashkëshorti i saj, nuk ka paguar taksat përgjatë shumë viteve, kur punonte si inxhinier ndërtimi në një kompani private…

“Jam i sigurt që ju keni provuar të pini ilaçe në mëngjes. Kur nuk je i shpejtë për të pirë ilacin, të ngelet një shije e keqe ne gojë dhe smund ta shijosh mirë kafen. Pas drekës shija përmirësohet. Duke lexuar dosjeu tuaj unë këtë ndjesi pata. Ende nuk ka ardhur koha e drekës, ndaj ju duhet të me ndihmoni që të shmang dyshimet dhe të më largohet shija e keqe në gojën time. Natyrishëm më lind ppyetja: Pse bashkëshorti juaj i punësuar në një kompania ndërtimi e ka marrë rrogën cash nw njw kohw qw ai ka patur llogari bankare?  Pyetja është bashkëshorti juaj është viktimë apo bashkëpunëtor në këtë skemë? Ti duhet të shpëlash shijen e keqe që më ka ngelur, çfarë e mbështet këtë shije të keqe është fakti se pavarësisht se bashkëshorti juaj është gënjyer, është i dyshimtë fakti që ju keni akoma kontakt me ish-punëdhënësin e tij”.  – tha Jacobs.

Prokurorja Prela iu përgjigj Jakobs, duke u shprehur se e ka të qartë pamundësinë e tij për të kuptuar realitetin shqiptar, pasi jeton në një realitet tjetër. E si për të justifikuar këtë, ajo solli në vëmendje të ish-gjyqtarit belg faktin se është edhe institucionet e shtetit e shmangin pagesën e taksave.

Dyshimet se bashkëshorti i prokurores i nuk ka paguar taksat gjatë marrëdhënies se punës me një kompani private u relatuan në raportin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Por Prela i rrëzoi këto pretendime dhe këmbënguli në faktin se bashkëshorti i saj është dëmtuar nga veprimet e kompanisë e për këtë arsye ndodhet në proces gjyqësor. Trupa gjykuese e kryesuar nga Roland Ilia ngriti gjithashtu dyshime lidhur me mosdeklarimin nga subjekti të një huaje në vlerën e 1 milion lekësh. Si problematikë në raport evidentohej edhe një tjetër hua në shumën e 25 mijë eurove, cështje e cila u prek edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar. Pikëpyetje të shumta shoqëronin edhe blerjen e një sipërfaqeje toke prej 1 mijë metrash katrorë në shumën e 350 mijë lekësh, si dhe të dy apartamenteve me cmime shumë më të ulëta se ato të tregut.

Lidhur me dy shtyllat e tjera të vettingut, figura morale dhe aftësitë profesionale Prela rezulton pa probleme, edhe pse vëzhguesi i ONM-së kërkoi shpjegime prej saj për sherrin që pati me një grup prej dhjetë prokurorësh të Krimeve të Rënda për dosjen Shullazi.

Në përfundim pasi u njoh me rezultatet e hetimit dhe paraqiti argumentat e saj, Prela kërkoi konfirmimin në detyrë, duke këmbëngulur se pasuria e saj rrjedh nga burime të ligjshme dhe nga puna e ndershme e saj dhe bashkëshortit. Vendimi për Donika Prelën pritet të shpallet me datë 29 janar.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb