Krimi i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, ku burri mbyti bashkëshorten e tij 36-vjeçarin, është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti.

Detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me situatën pas krimit të rëndë, ku thuhet se ende prindërit e viktimës nuk e kanë marrë vesh për lajmin e rëndë. Ka qenë kryeplaku i fshatit ku jetojnë prindërit ai që ka pohuar lajmin në fjalë.

Mësohet se një prej vëllezërve të 36-vjeçares ka udhëtuar drejt Shqipërisë, ku iu ka pohuar se e motra ishte sëmurë.

“Unë kisha vite që e kam takuar se jetonin në Greqi, por familja e saj shumë e mirë, të dy prindërit e të ndjerës nuk kishin probleme me dhëndrin ata janë mbi 75 vjeç dhe në kushte të vështira ekonomike. E ndjera ishte një vajzë shumë e mirë para se të martohej ajo edhe pas martesës jetonte në Greqi dhe kishte krijuar jetën e saj. Prindërit nuk e kanë marr vesh akoma ngjarjen. Njëri nga djemtë erdhi sot nga Greqia dhe iu ka pohuar prindërve se është e sëmurë nuk mundën dot t’i thoshte se ajo nuk jeton më. Nuk arrita të flisja gjatë me djalin që udhëtoi nga Greqia ishte i tronditur. Unë nuk munda ta pyesja dot se çfarë ndodhi vetëm di që fëmijët e çiftit janë në shtëpi me bashkëshorten e dajës së tyre.”, tha kryeplaku i fshatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb