Një histori e trishtë u trajtua sot në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, të gazetares Evis Ahmeti, në News24. Blerina Kokoti është një nënë e re nga Tepelena, e cila ndau sot momentet më prekëse të jetës së saj.

E rritur pa babain, Blerina është detyruar të martohet me shkuesi në moshën 17-vjeçare me një djalë nga Levani i Fierit. Në vitet e para, martesa ecën mire, derisa burri bëhet vartës i alkoolit. Pikërisht këtu nis drama në jetën e kësaj familjeje, ku viktimë e konflikteve dhe dhunës do bëhen fëmijët.

Blerina thotë se ish-burri e dhunonte në sy të fëmijëve dhe i braktiste me ditë të tëra, duke i lënë pa ngrënë. Nëna e re do të detyrohet të punojë për të mbajtur familjen, por sa kthehej në shtëpi dhunohej dhe torturohej nga burri.

Ajo thotë se në jetën e saj ka kaluar edhe një magji, ku dikush nga njerëzit e burrit i ka futur rrobat e saj te këmbët e një të vdekuri në varr. Këtë e zbulon burri i saj dhe kur shikon rrobat i bie të fiket.

Por, situata në çift nuk ndryshon, vijon dhuna në familje dhe Blerina kalon në gjendje depresioni. Familja shkatërrohet dhe burri merr djemtë, por nuk i mban dot. I çon në jetimore dhe vajzën e merr nëna.

Për më shumë ndiqni historinë…!
Blerina Kokoti: Historia ime ka nisur nga njerku im, jemi martuar pastaj kemi lindur një djalë, gati një vit e gjysmë kemi jetuar mirë. Kam pasur nje lidhje martesore të mëparshme dhe e kam një gocë. Mundësi nuk kishim në moshën 13 vjeçe jam bërë nënë. Ky djali ka qenë i martuar, njerku ma bëri me shkuesi, vajza është 15 vjeçe, është në Greqi flas me ta, me babain nuk flas se është i martuar, me vajzën mbaj komunikime. Ai ma ka mohuar që nuk e kam fëmijën me ty, por kur e kërkova prindërit nuk ma dhanë. Burri dytë nuk sillej mirë më shante pinte, prindërit i ka të ndarë. Ai më rrihte dhe një herë kunata më pa që po më rrihte keq njoftoi policinë, por për hatër të atyre fëmijëve nuk desha që fëmijët të shikonin burrin që po e merrte policia, rrija te shtëpia e vjehrrit se nuk kishim shtëpi.

Njerëzit e tij më ofendonin shumë, rrija me njerkun me vjehrrën me motrën dhe vëllain e tij, ai ishte problematik, por edhe pjesëtarët e familjes që e shtynin, motra e vet kërkonte pasuri dhe jetonte brenda me ne së bashku me burrin. Vjehrri sado që më shante dhe ofendonte më ka përkrahur, por kur nuk kisha unë shkoja mblidhja edhe kanaçe dhe shisja edhe gjakun e trupit. Fëmijët kanë moshën 11, 10 dhe 8 vjeç. Ai ka pasur marrëdhënie me një femër tjetër korçare e cila kishte 4 fëmijë dhe ky gjithë të ardhurat ja çonte asaj për të ushqyer fëmijët. Një herë unë duhet të çoja djalin në spital për të bërë skanerin e syve dhe kur dola jashtë e pash duke puthur me këtë tjetrën, aty nuk bëra zë bashkova te motra duke qarë dhe mora mamin dhe i tregova, pastaj erdhi njerku te familja dhe tha që merreni nuk e dua më. Ai ka rrahur edhe djalin e madh, i cili ka parë picir, edhe tani më tregon vajza se kur kthehej në shtëpi djali ai e mbyste e rrihte dhe e kërcënonte.

Por unë për të mos humbur lidhjet me babain ja jap në telefon sepse nuk mund ta ndaj nga fëmijët. por ai e shanë me llafe nga më të pistat. Unë kam katër vite që jam ndarë nga burri. Edhe kur erdhi njerku unë ja fala tradhtinë, pasi dhe më foli mami që s’duhet ti rrisja fëmijët jetim. Edhe kur u ktheva në shtëpi ai shkonte rrinte jashtë dhe pinte, pas kësaj kohe unë kam kaluar në depresion. Divorci ishte një vendim që unë e mora vet, ditën e fundit i thashë nuk mund të jetojë më me ty, më tha shko në shtëpi merri valixhet dhe ik te mamaja jote, pastaj kam marrë dy fëmijët djalin e vogël edhe vajzën. Djalin e madhe e lash aty, pastaj pas një jave më mori në telefon dhe më tha do vish ta marrësh djalin, ja ka bërë rrobat gati djalit dhe ja ka sjellë mamit, unë isha në spital për shkak të depresionit, por ai i kishte bërë letrat për në jetimore pa dijeninë time. Pas ika unë ndodhën gjithë këto, pa u bërë ende divorci.

Pastaj ai kërkoi edhe djalin e vogël dhe unë ja lejova, ai donte ti mbante fëmijët, por unë nuk ja lashë dot, ai i braktisi dhe i la në rrugë, aty më ka marrë kryeplaku i Levanit, por unë nuk kam pasur mundësi nga lekët dhe gjendja ime shëndetësore. Unë komunikojë me ish burrin nëpërmjet rrjeteve sociale fb. Gjykata mori këtë vendim sepse unë nuk kam qenë aty, pasi procesi gjyqësor u zhvillua pa mua dhe pa firmën time. Aty ka pasur shumë psikologe, por ato nuk morën kontakt me mua.

Mua më ka ardhur me postë në Tepelenë për tu paraqitur në gjyq, unë nuk shkova në proces, sepse nuk kam dashur ti çojë fëmijët atje, ai ka një muaj që ka ikur në Greqi, komunikoj me djemtë, dhe ata më kanë thënë se ka dashur të bëjë vetëvrasje. Dua të bashkohem me fëmijët e mi, dua të shkoj t’i shikoj. Unë punoj valltare këtu në Kosovë, dua vetëm një vend të vogël që ti mbaj fëmijët e mi. Mua më intereson një shtëpi se për punë do gjejë një punë pastruese, dua të kthehem në Shqipëri. Dua të kthehem në jetën normale. Me fëmijët kam dy javë s’kam folur, herën e fundit më kanë thënë kur do vish të na marrësh.

Ish-kunata: Vëllai jeton në Greqi, jo unë nuk di fare gjë për fëmijët, vetëm një herë kam folur me një shok të i cili më ka thënë se ata janë problematik. Problemi se ata të dy nuk shkonin si çift, vëllai pinte alkool dhe e kam çuar deri në polici kur ai e ka goditur, sepse nuk e duroja dot dhunën ndaj saj. Vëllai ka pasur tradhti e ka tradhtuar, unë brenda këtij muaji kam folur me jetimoren dhe nuk kam shumë që kam folur.

STAFI I JETIMORES, Teuta: Gjendja e tyre është shumë e mirë, kaluan një grip por gjendja u stabilizua. Nga ana e sjelljes janë problematik, ata janë fëmijë që ikin nga mësimi apo kur kanë mbaruar mësimin nuk presin punonjësen të shkojë ti marri ai ka ikur e kemi kërkuar deri në orën 7 të darkës. Janë problematik ikin nga mësimi, drejtori I shkollës më tha se ata rrihen me njëri-tjetrin dhe bëjnë prapësira. Faktikisht kur ne I kemi pyetur që pse sillen kështu ata më janë përgjigjur që mami është larg dhe nuk jeton me ne. Na kanë thënë që babai ka në kujdestari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb