SHKODËR- Policia e Shkodrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti brenda familjes duke arrestuar një burrë dhunues.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një telefonate të marrë në sallën operative për një konflikt familjar, ku bashkëshorti kërcënonte bashkëshorten për ta vrarë, falë reagimit të shpejtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kolë Pisha, banues në Theth, Shkodër.

Arma (1)
Arma (1)

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte konfliktuar me bashkëshorten duke e kanosur atë për ta vrarë.

Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (pushkë), dhe municion luftarak.

Gjithashtu po në Theth, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri, Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij.

Shtetasi D. Z. 22 vjeç, banues ne fshatin Theth, porsa ka parë që ndiqej nga Policia ka hedhur armën kallashnikov dhe duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe errësiren ka mundur të largohet, ndërsa është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Arma e zjarrit është sekeustruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb