Një 54-vjeçar ka ngelur i plagosur si pasojë e sulmit të një qeni pitbull në Vlorë.

Ngjarja ndodhi në Lungomare. Astrit Mehmeti ka denoncuar në News 24 se ka qenë duke dalë shëtitje kur është sulmuar nga qeni, i cili shoqëronte dy djem të rinj. Sipas tij qeni ishte mjaft agresiv dhe kishte sulmuar dhe një person tjetër. 54-vjeçari pasi ka marrë ndihmën mjekësore i është drejtuar komisariatit të policisë ku ka denoncuar ngjarjen. Ai është shprehur se të rinjtë jo vetëm që nuk e kanë ndihmuar por kanë vazhduar rrugën sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Fenomeni i qenve agresiv të cilët lëvizin pa mbrojtëse në shëtitore është mjaft shqetësues në qytetin e Vlorës ku ka pasur edhe raste të tjera sulmi ndaj qytetarëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: