LEZHE- Një 75-vjecar me inicialet J. N në fshatin Pllan të Lezhës ka kërkuar urdhër mbrojtje, pasi pretendon se ish bashkëshortja e tij 70-vjeçare me inicialet L.P  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Policia e Lezhës bën me dije se është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershme për të moshuarin.

Më datë 21. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasin J. N., vjeç 75 banuese në fshatin Pllan, pasi ish bashkëshortja, L. P., vjeçe  70, banues në Pllan, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatës  Shkallës së Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”- thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: