Avokati Dedë Guri akuzon Erjon Shehajn, bashkëshortin e gjyqtares Enerjeta Shehaj, se e ndaloi padrejtësisht, pa asnjë fakt, me qëllim që t’i merrte para njërit prej klientëve të tij. Guri shprehet se përmes shantazhit dhe veprimeve të paligjshme, prokurori i Lezhës, Erjon Shehaj, kërkoi të kishte lidhje të drejtpërdrejta me klientin e tij për t’i zhvatur para.

Dedë Guri është lënë i lirë një ditë më pas, pa asnjë hetim apo arsye mbi motivin e ndalimit. Sipas Gurit, ky ndalim i paligjshëm është bërë vetëm për interesa personale të prokurorit Shehaj. Mbrojtësi ligjor deklaron se Shehaj kreu një tjetër shkelje, pasi duke qenë se vëllai i klientit të tij hetohej nga të njëjtit prokurorë, nuk mund të kryenin hetime edhe mbi vetë avokatin.

Në këto kushte avokati Dedë Guri kallëzoi prokurorin Erjon Shehaj për “Shpërdorim detyre” në Prokurorinë e Kurbinit, por kjo e fundit e ka pushuar çështjen me argumentin se nuk kishte vepër penale. Avokati thotë se nuk u krye asnjë hetim ndaj iu drejtua gjykatës duke kërkuar riçeljen e hetimit. Tre ditë para vendimit, mbrojtësi ligjor kapi mat në një kafene dy gjyqtaret, Enerjeta Shehaj dhe gjyqtaren e çështjes.

Dy çështjet janë në gjykatën e lartë, ndërsa avokati shprehet se pret një vendim të formës së prerë qoftë nga Strasburgu, për fyerjen publike të bërë ndaj tij, vetëm për interesa personale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb