TIRANË- Historia e pazakonte e një gruaje që prishi martesën për shkak të lidhjes jashtëmartesore me një burrë 30 vjet më të madh se ajo, u rrëfye sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Ajo pranoi live për herë të parë që kishte pasur një lidhje jashtëmartesore, fryt i së cilës është edhe një djalë 10 vjeçar dhe prandaj kërkon që M…. t’i japë atij atësinë, ndonëse kohët e fundit raportet mes tyre janë ftohur.

I kontaktuar me telefon 66-vjeçari që ka edhe një lidhje krushqie me Antonetën pretendon se gruaja ka si qëllim t’i marrë vetëm apartamentin. Ai thotë se është një burrë familjar dhe mohon të ketë pasur lidhje 35-vjeçaren.

“Kjo s’ka lënë gur e kusur që të ma hedhë mua. Unë kam familje të rregullt, nuk kam asnjë lloj veprimi me të. Më lini rehat në punën time, se kjo po më telendis”,- thotë ai.

A keni pasur një lidhje jashtëmartesore me Antonetën?
M..: Më dëgjo, mos u merr me këtë punë, më dëgjo të tregoj si është situata. Deklaratat i ka marrë policia. Kjo do të më marri shtëpinë. Merrni prokurorinë të tregojë si jam unë. Unë jam në punën time s’kam asnjë lloj detyrimi, ajo thjesht do të më marrë shtëpinë.

Keni pasur marrëdhënie me ketë zonjë?
M…: Po s’kam fare, çfarë marrëdhënie??

Nëse fëmija është i juaji pse nuk e njihni atësinë?
M…: Fare, e ke gabim, po të më njohësh mua nuk jam i atillë…

Si ju ka hyrë në shtëpi?
M…: Kjo s’ka lënë gur e kusur që të ma hedhë mua. Unë kam familje të rregullt, nuk kam asnjë lloj veprimi me të, më lini rehat në punën time, se kjo po më telendis.

Pas kësaj telefonate Antoneta kërkon që djalit t’i bëhet analiza e ADN-së për të vërtetuar që është i M… “Të bëhet analiza e ADN, unë nuk them kot. Ai me mua e ka fëmijën. Shteti ta detyrojë të bëjë ADN. Nëse s’del fëmija i atij unë jam gati të përballem në gjykatë”,- thotë ajo.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb