TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një status në Facebook ka treguar përplasjen e Ramës me një prej protestuesve në brendësi të Spitalit të Traumës kur kreu i qeverisë kreu vizita tek efektivët e plagosur që ishin shtruar.

Sipas Berishës, kreu i qeverisë i ka thënë protestueses se nuk ishte aty për të vizituar atë, por e menjëhershme ka qenë përgjigja e gruas e cila i ka thënë Ramës se e ka turp të vizitohej prej tij.

Postimi i Berishës

Protestuesja e shtruar në spital nga dhuna ia plas në fytyrë Edvin Kristaq Urrejtjes!

Lexoni njoftimin e gazetarit. sb

Kryeministri sjellje arrogante edhe në spital, protestuesja e plagosur ia përplas në fytyrë.

Ajo i thote e kam per turp te vish ti te me vizitosh.

Një nga protestueset e plagosura gjatë përplasjes me policinë para Kuvendit, i është rikthyer sërish protestës, mbrëmjen e sotme te Unaza e re, pas ndihmës mjekësore në spital.

Ajo shprehet se i është bashkuar protestës vetëm për t’i thënë popullit që sot jam më e fortë se kurrë.

“Jam shumë pa qejf, por jam ngritur vetëm për t’i thënë popullit që sot jam më e fortë se kurrë.

Më erdhi kryeministri në spital, më tha, ‘nuk kam ardhur për ty’. Unë i thashë, ‘e kam për turp të vish ti të më vizitosh’”, tha protestuesja.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: