FIER

Të afërm të familjeve Musta dhe Caushaj, janë paraqitur përsëri përpara Gjykatës së Fierit për të kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur 3 dhe 10 vjeç, të mbetur jetim pasi Gazmen Musta vrau bashkëshorten e tij Gentiana Caushaj dhe motrën e saj Merisa, në fillim të këtij viti në qytetin e Ballshit.

I pranishëm në seancë ishte edhe Gazmend Musta, autori i ngjarjes, i cili nën masa të forta siguri është risjellë në këtë seancë. Senca e fundit gjyqësore, ku pritet të jepet vendimi për kujdestarinë e fëmijëve do të zhvillohet me 12 mars.

Mësohet se përfaqësuesja e fshatit SOS, ka deklaruar gjatë seancës se kërkohet intervista e të miturës, pa prezencën e palëve, pasi gjendja e saj mund të agravohet. Ndaj është kërkuar që në seancën e radhës të jetë e pranishme edhe vajza J.Musta.

Daja i fëmijëve, Gjysmir Caushaj, i përfaqësuar në këtë seancë nga avokatja Dorjola Ibrahimi, ka kërkuar kujdestarinë e vajzës dhe djalit të motrës së ndjerë, në mënyrë që të kujdeset për ta.

Po të njëjtën gjë kanë bërë edhe gjyshërit e fëmijëve, nga babai, Bedri dhe Lumturi Musta.  Me dy kërkesa të veçuara, drejtuar Gjykatës së Fierit, të dyja palët kanë kërkuar që të kujdesen për fëmijët.

Mësohet se gjyqtare e çështjes është Arta Duka, e cila i ka lënë edhe pak kohë palëve për të dhënë provat e kërkuara, të cilat lidhen me kujdestarinë e vogëlushëve.

Edhe në seancën e parë përgatitore, që u zhvillua në 4 shkurt,  qëllim ka qenë sqarimi i rrethanave të çështjes, ku I pranishëm ka qenë po ashtu edhe vetë autori i ngjarjes Gazmend Musta. Kujtojmë se fëmijët 3 dhe 10 vjeç ndodhen në fshatin Sos, pas ngjarjes së rëndë të 2 janarit në Ballsh, ku viktimë ngelën Gentiana dhe Merisa Caushaj.  Dy motrat  u masakruan barbarisht nga Gazmend Musta ne banesën e tyre në qytetin e  Ballshit, ngjarje e ndodhur ne sy të fëmijëve të çiftit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb