Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Mediat atje shkruajnë se këngëtarja Piera Napoli është vrarë barbarisht nga bashkëshorti i saj.

Trupi i pajetë i 32-vjeçares është gjetur në banjën e shtëpisë. Ishte vetë bashkëshorti i këngëtares, Salvatore Baglione, që njoftoi policinë për krimin e tmerrshëm.

Në polici Salvatore ka treguar se kishte shkuar në shtëpinë e familjarëve të tij për të marrë fëmijët që ndodheshin atje. Sipas tij, sapo është kthyer në shtëpi është konfliktuar me të shoqen për shkaqe xhelozie. Pas debatit me tone të larta, 37-vjeçari ka goditur disa herë me thikë të shoqen.

“Problemet mes tyre kanë qenë sistematike. Vajza qëndronte ende me të për shkak të fëmijëve”, tha babai i Piera-s.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb