Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi merreshin me tregtimin e lëndëve narkotike.

40-vjeçari dhe 37-vjeçarja, bashkëshortë, u kapën gjatë një vëzhgimi në rrethin Cesare të Komunës Savignano.

Punonjësit e policisë vunë re praninë e një burri duke qëndruar pranë një institucioni publik duke mbajtur qëndrim të dyshimtë. Uniformat blu u afruan për ta kontrolluar, duke hasur në nervozizmin e tij.

Kjo i nxiti ata të ushtronin një kontroll ndaj 40-vjeçarit dhe brenda automjetit të tij. Gjatë kontrollit atij iu gjet një sasi lënde narkotike, e llojit kokainë.

Pas zbulimit të drogës, policia bëri një kontroll edhe në banesën e tij, pas dyshimeve të ngritura nga thirrjet e shpeshta të të shoqes në telefon.

Ajo tentoi të largohet duke mbajtur me vete një çantë. Brenda çantës policia gjeti edhe sekuestroi lëndë narkotike dhe më pas bëri edhe arrestimin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb