ROSKOVEC

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë e raportuar sot nga Roskoveci, ku një 20-vjeçare me aftësi të kufizuara është abuzuar seksualisht dhe lënë shtatzënë, që tashmë është në muajin e shtatë.

Policia ka arrestuar për ngjarjen 56-vjeçarin Petrit Arapi, ndërsa bashkëshortja e tij është shprehur se nuk di asgjë për ngjarjen. “BalkanWeb” sjell më poshtë një deklaratë të bashkëshortes së të arrestuarit, e cila duket se nuk ka dijeni për ngjarjen e rëndë.

“Moj çfarë thua ti moj, ej, nuk di gjë fare. Për atë punë burri im moj… Jeni në terezi jua apo. Çfarë po thonë këto moj xhan, u qyqja moj nënë. Ua moj nëne, çfarë po thotë kjo, çfarë bëhet kështu. Nuk di gjë unë gjallë në botë për këto punë. Mua më ka ardhur policia 3-4 herë më ka thënë për drogë, drogë, drogë. Erdhën, kontrollua rreth e qark, nuk ka gjë thanë dhe ikën. Nuk kam unë asnjë problem me fqinjët. Çfarë po më thua mua kështu. Unë po them vetëm këtë, që erdhi policia e akuzoi për drogë”, shprehet ajo.

Nga ana tjetër, e bija u tregua më e rezervuar se e ëma dhe nuk pranoi të fliste për kamerat.

“Hajde mama. Nuk ju jap asgjë të dhëna. Nuk e dimë ku e ka shtëpinë. Hajde mama. Nuk jap të dhëna. Mama hajde brenda”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb