Arthur O Urso, nga Brazili, është i martuar me nëntë gra. Ai ka zbuluar detajet e një marrëdhënieje të tillë dhe mënyrën se si e organizon jetën mes nëntë femrash.

Ai tha se ka krijuar një rotacion sa i përket marrëdhënieve seksuale, por duket se edhe kjo i ka shkaktuar probleme.

Arthur O Urso, nga Brazili, u bë kryefjalë e lajmeve vitin e kaluar pasi u martua me nëntë gratë e tij në një përpjekje për të celebruar dashurinë e lirë dhe për të protestuar kundër monogamisë.

Z. Urso dhe gruaja e tij e parë Luana Kazaki zyrtarizuan bashkimin e tyre me tetë gratë e tjera në një kishë katolike në Sao Paulo, raportoi The Mirror.

Megjithatë, kjo nuk është ligjërisht e detyrueshme pasi poligamia është e paligjshme në Brazil.

Martesat nuk kanë qenë të gjitha të thjeshta pasi një prej grave të tij, Agatha ka vendosur të divorcohet nga grupi.

Megjithëse, Arthur po përpiqej të balanconte nevojat e shumë grave të tij dhe vendosi të krijonte një skedulim të koihës së me cilën prej tyre do të kryente marrëdhënie në mënyrë që të mos krijonte pakënaësi tek asnjëra prej tyre, megjithatë as kjo nuk ka rezultuar e suksesshme.

Ai shpjegoi se pasja e një plani nuk ishte aspak argëtuese pasi i dukej se kryerja e marrëdhënieve ishte me orar dhe se shpesh kishte probleme, pasi ndërsa ishte në shtrat me një prej grave, mendonte për një tjetër.

Kjo mesa duket e ka bërë të heqë dorë nga sedulimi i “takimeve speciale” dhe gjithçka po e lë të vijë natyrshëm.

1 Pay Man With Nine Wives Creates Sex Rota To Schedule In All His Lovers But Says It Has Caused Probl

0 Pay Man With Nine Wives Creates Sex Rota To Schedule In All His Lovers But Says It Has Caused Probl

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb