Parlamenti i Burundit ka miratuar emërimin e kryeministrit të vendit nga presidenti i sapozgjedhur, Evariste Ndayishimiye.

Media lokale njoftoi se parlamenti ka miratuar emërimin e Alain-Guillaume Bunyoni si kryeministër dhe Bazombanza Prosper si zëvendëspresident.

Posti i kryeministrit u shfuqizua në vitin 1998 dhe u rivendos tani me emërimin e Bunyoni.

Sipas kushtetutës së vendit, kryeministri është kreu i ekzekutivit ndërsa zëvendëspresidenti ndihmon presidentin në ushtrimin e detyrave të tij.

Ndayishimiye u betua javën e kaluar si presidenti i ri në Burundi për një mandat 7-vjeçar.

Gjykata urdhëroi presidentin e zgjedhur të merrte detyrën menjëherë pas vdekjes së ish-presidentit Pierre Nkurunziza, ndërsa Ndayishimiye i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë Burundin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb