TIRANE-Avokati Maks Haxhia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24 ka debatuar me Andi Bushatin, lidhur me veprimet e prokurorisë pas operacionit ‘Volvo’.  Sipas, Haxhise prokuroria  ka treguar paaftësi në këtë proces dhe luajit me median, ndërsa Andi Bushati thotë se veprimet e prokurorisë për arrestimin e dy ish deputeteve të PS Arben Ndoka dhe Arben Cuko janë kryer që të shpëtohet Vangjush Dako.

Maks Haxhia: Gjykatës ja kanq cuar dosjen voluminozë sot dhe nesër vendosi masën. Unë konstatova, se prokuroria ka luajtur taktikisht me median. Ju ratë pre e taktikës së përdorur. Gjithë këto ditë, opinioni u njoh me dosjen nëpërmjet jush. Kur filloi senaca, kam kërkuar të jetë media e pranishme. Pashë dhe konstatova se situata ishte krejt ndryshe nga media. Kërkova praninë e medias, por nuk u pranuar nga prokurorët. Media do shihte se nuk kishte lidhje me atë që u fol. Do konstatonte, që njerëzit pyesnin, “përse më keni arrestuar, unë punoj te zjarrëfiksja, do më vijnë fëmijet të më thonë përse je arrestuar”.

Andi  Bushati: Kjo është ta shohësh nga këndvështrimi i njerëzve që sot ndihen të prekur.Unë e shoh nga e kundërta. Gjithë kjo padrejtësi nuk është bërë që ti bihet atyre në qafë. Është bërë se dikush tjetër duhej shpëtuar. Që dosja e Dakos të vecohet. Nëse ndërrohen prokurorët njëri pas tjetrit dhe i lihet prokurorëve një dosje me 30 mijë faqe ta studiojnë për pak ditë, ata nuk kanë arrtirut në përfundim në bazë të profesionalizmit. Këtu ka vepruar një mekanizëm okult, jo për të rënduar ata që sot janë në burg, por për të lehtësuar ata që sot nuk janë në burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb