Analisti, Andi Bushati në emisionin ‘Open’ në Neës24 tha se palët, opozita dhe mazhoranca nuk kanë treguar vullnet për procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Gjatë bisedës në studio, analisti tha se kryeministri Rama do ta zgjedhë presidentin ashtu siç zgjedh ministrat.

“Nuk ka vullnet as nga mazhoranca dhe as nga opozita. Balla e përshkruan mazhorancës në rolin e viktimës. Por kanë numrat dhe një gjë që ja lejon ligji nuk ja heq Alibeaj, por problem është se sa janë të hapur për të shkuar përtej vetes. Por nuk janë të hapur sepse fjalia e parë e Ramës është ne i kemi votat. Pastaj të vësh edhe  një kusht tjetër, që propozime nga non-grata nuk pranon, pra i ka vendosur kushtet. Jo vetëm raundi i parë, por edhe dy të tjerë do të digjen. Presidenti i Republikës do të vendoset siç vendosen ministër. Në raundin e katërt do të propozojë Rama një emër dhe do të vendoset.”, tha Bushati.

Balla: Ne e kemi thënë që nuk e duam brenda vetes, që ditën e parë kemi përjashtuar rreshtin e parë të PS që janë deputetë. Mendoj që PS që ditën e parë kur ende opozita nuk ishte e përfshirë në këtë proces kemi thënë që duam një president që të mos jetë i PS, pra jo një politika karriere të PS. Pra kjo është një ofertë që i thotë opozitës që të gjejmë dikë që nuk është në vijën e parë të frontit politik, por dikush që ka kriteret e Kushtetutës. Kriteri politik është që në 5 vitet e ardhshme të qëndrojë mbi palët. Tjetra për non-grata, ne e kemi thënë se çdo lloj propozimi që mban firmën e Berishës nuk merret në konsideratë dhe rrëzohet dhe ky është një qëndrim që do të jetë sa kohë do të jetë Berisha. Jam i sigurt që këtë javë do të ketë propozime nga opozita.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb