TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati takoi reporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein.
Në takim u theksua rëndësia që ka politika e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, duke shërbyer si një pikë orientimi për reformat e brendshme dhe politikën e jashtme të vendeve të rajonit.
Raporteri Fleckenstein shprehu angazhimin e tij maksimal për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe mbështetjen në rrugën e reformave transformuese të vendit.
Ministri Bushati shprehu mirënjohjen për angazhimin personal të Raportuesit Fleckenstein në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: