Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati nga foltorja e Kuvendit ka komentuar raportin e veprimtarisë së ERE-së për vitin 2021, ndërsa theksoi se të dhënat flasin për keqmenaxhim të kaskadës së Drinit.

Bushati figurativisht theksoi se tashmë petët e byrekut janë hapur, duke nënvizuar disa elemente që sipas tij çalojnë.

“Flitet sot për raportin teknik, më shumë të dhëna teknike që unë do mundohem ta bëj praktik. Ky është raport që i hap petët lakrorit, të tortës strategjike energjetike. Peta e parë është; keqmenaxhimi i Kaskadës së Drinit. Në fund të muajit gusht kaskada ka pësuar rënie të ndjeshme.

E pranon edhe ERE që ka pasur keqpërdorim. peta e dytë; lidhet me liberalizimin. Raporti është i 2021-shit. Sot ka 8 operatorë që marrin furnizim nga tregu i lirë. Asgjë nuk është bërë për liberalizimin e tregut. Me financa të veçanta mbikëqyret nga OSHEE, që bën vetëm prokurime. Ka 3 kompani që janë krijuar. Ky është liberalizimi, është demagogji. Peta e tretë; inceneratorët. Nuk paraqiten të dhëna faktike mbi kostot. Peta tjetër; e diversifikimit. Zero kv nga eolikët. Po bëni një vjedhje metodologjike.”, pohoi Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb