SHBA- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të nënshkruajë nesër marrëveshjen e partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri, në Uashington. Ministri do të pritet në selinë e diplomacisë amerikane nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, si pjesë e vizitës zyrtare që ka nisur në SHBA që prej të premtes.

Takimi mes palëve do të fokusohet në bashkëpunimin dypalësh, perspektivën zhvillimore të Shqipërisë, rrugës europiane të vendit tonë, marrëdhënieve rajonale, edhe tek tema e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, sfidat me të cilat përballet arkitektura e sigurisë evropiane, lufta kundër terrorizmit, siguria energjetike etj.

Bushati dhe Kerry pritet të kenë edhe një dalje të përbashkët për mediet. Ministri Bushati ndodhet prej tre ditësh në SHBA, vizitë e cila nisi me përurimin e rikonstruksionit të selisë së ambasadës shqiptare në SHBA.

Për Ditmir Bushatin, përmirësimi i kushteve të përfaqësimit në Uashington është një shenjë e qartë përgjegjësie si dhe një dëshmi konkrete e angazhimit ndaj aleatit strategjik.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: