Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka falenderuar në një postim në “Facebook”, Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry duke e falenderuar për kontributin e tij për Shqipërinë.

“Teksa Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry lë detyrën, dëshiroj ta falenderoj përzemërsisht për përkushtimin e dëshmuar në çimentimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikundër për angazhimin e tij dhe të administratës së Presidentit Barack Obama për konsolodimimin e proceseve demokratizuese dhe forcimin e sigurisë në Europën Juglindore”, shkruan Bushati.

“Jam besimplotë se Sekretari ri i Shtetit Rex Tillerson dhe administrata e Presidentit Donald J. Trump do të vijojnë angazhimin amerikan në këtë kënd të Europës, si garancia e vetme për të intensifikuar më tej kursin euro-atlantik të rajonit”, thekson Bushati.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: