TIRANE

Pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit sot në Bruksel, ku i pranishëm ishte edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, vjen nga reagim nga kryetari i komisionit për integrimin europian, Genc Pollo.

Përmes një mesazhi Pollo theksoi se sot opozita nuk u lejua që të merrte pjesë në këtë takim. Pollo tha se kjo është hera e dytë kur qeveria shkel mbi traditën e përfaqësimit bipartizan në organet e BE.

Ai tha se: “Ky gjest nuk eshte vetem frike nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, me bandën e Bajrave e plot të tjera gjë që nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu”.

REAGIMI I POLLOS
Për herë të dytë qeveria Rama shkel mbi traditën pozitive të përfaqësimit bipartizan në organet e BE si shprehje e vullnetit konsensual për integrim europian. Edhe sot, ashtu si dhe një vit më parë, qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetem me zyrtare si Bushati e te tjere por pa kryetarin e e ketij komisioni për integrimin europian, te cilit nuk ju dërgua ftesë.
Që në vitin 2011 Qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian. Ky precedent pozitiv bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorance-opozite te antarësimit te vendit ne BE u kthye në tradite deri në nëntor 2017.
Ky gjest nuk eshte vetem frike nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, me bandën e Bajrave e plot të tjera gjë që nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb