Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në ekspozitën “Shkodra, familja-shtëpia-historia ime”.

Ekspozita ishte ndërtuar me foto te vjetra të shtëpive shkodrane para viteve ‘90, të cilat përtej të qenit godinë, shpalosin historinë. Aktiviteti u zhvillua në Shtëpinë e Ismet Halilit, Monument Kulture Kategoria I dhe u shpalosen 50 foto të Shkodrës dhe Prizrenit.

Ekspozita Bushati (1)

Ekspozita Bushati (2)

Ministri Bushati vlerësoi këtë nismë në promovimin e vlerave dhe theksoi se është detyra e politikanëve për të mbështetur iniciativa të tilla.

Ministri Bushati bëri me dije se “sivjet është viti evropian i trashëgimisë dhe kjo që po shohim ne këtu është vetëm një pjesë e trashëgimisë kulturore dhe kontributit që ka Shkodra jo thjeshtë në historinë e Shqipërisë po të kombit shqiptar”. Për Ministrin Bushati dhe përzgjedhja e Shkodrës dhe Prizrenit ka simbolikën e vet, jo vetëm nga pikëpamja arkitekturore por dhe për simbolikën e Bashkimit Kombëtar.

Ekspozita Bushati (3)

Ekspozita Bushati (8)

Ekspozita Bushati (7)

Ekspozita Bushati (6)

Ekspozita Bushati (5)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb