Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka qenë sot në komisionin parlamentar të politikës se jashtme në seancën dëgjimore të thirrur lidhur me rekomandimin e KE për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Sipas ministrit Bushati, lufta kundër korrupsionit, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe liria e medias kanë bërë progres dhe vlerësohen maksimalisht nga Komisioni.

Bushati (2)

Bushati theksoi se, vendet anëtare do të shqyrtojnë strategjinë e zgjerimit që është publiku nga BE.
“Qeveria shqiptare është në kontakte të vazhdueshme me vendet anëtare, – vijoi ai, por nuk do të jetë proces i lehtë, është një e përpjetë për sa i takon gamës dhe të drejtave e detyrimeve që shtohen para nesh, por mbrojmë pikëpamjen që do hapim një kapitull të ri që do i japë Shqipërisë mundësi për më shumë reforma dhe standarde dhe do t’i krijojë mundësi BE për te influencuar pozitivisht zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Në rastet e tjera ky proces ka marrë një kohë relativisht të gjatë për rastet që i dimë mirë. Vendimi i BE, sidomos në nivel ministrash duhet të jetë një vendim unanim. Ka vende si Polonia që kërkon një datë të qartë për anëtarësim në BE. Samiti i Sofjes, takimi i parë pas Samitit të Selanikut, nuk do të jetë samit zgjerimi por do të arrijë konkluzione të rëndësishme për shkak të instrumenteve që do vendos ne funksion te vendeve tona”, deklaroi Busahti.

Ai tha se parlamenti gjerman ka një zë më të posaçëm krahasuar me vendet e tjera anëtare dhe se është shumë e rëndësishme qe edhe Komisioni i Jashtëm në parlament të intensifikojë dialogun në këtë proces.
“Ky nuk është një proces qe ka të bëjë vetëm më qeverinë Rama dhe maxhorancën por me gjithë shqiptarët, ndaj shpreh keqardhje për mungesën e PD në komision. Ftesa jona mbetet e hapur për bashkëpunim dhe për çdo nevojë të tyre ne mbetemi në dispozicion”, tha Bushati.

Bushati theksoi se edhe në aspektin ekonomik, gjërat s’do ndodhin me magji, por do ketë më shumë mundësi për te aplikuar për fondet e BE siç njihen fonde solidariteti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb