TIRANË

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh sot në emisionin ‘Real Story’ se biznesmenët që respekton dhe i heq kapelen, janë biznesmenët që nuk ushqehen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Edhe sot ka nevojë për më shumë konkurrencë. Pasi konkurrenca në ekonomi, në shkencë, në media, pra s’mund të jetë çdo gjë në këtë mënyrë se si po i qasemi një bote të re. Një botë që kërkon një aspekt, duhet të identifikohet avantazhi jonë konkurues. Ne jemi në një situatë që akuzojmë njëri-tjetrin, ndërkohë që nuk paguhemi për të akuzuar, por për politika publike.

Kur kam shkuar në Izrael pyetja e parë që më ka bërë kryeministri Netanjahu ishte sa inxhinierë nxirrni ju, sa matematicienë nxirrni ju.  E ardhmja është e të dhënave, e bizneseve innovative. Sa nga ata që ne I quajmë oligarkë janë novatorë? Sa kontribuojnë për zhvillimin përpara të shoqërisë? Unë s’dua të përmend emra, por biznesmenë që unë kam respekt dhe i heq kapelen, janë biznesmenët që nuk ushqehen me paratë e taksapaguesve shqiptarë”, tha Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb