Financial Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe rrugës së saj të integrimit. Në titullin “Shqiptarët pyesin nëse BE do t’i mirëpresë ata ndonjëherë”, FT analizon situatën ku ndodhet aktualisht Shqipëria dhe Ballkani e ku autorja e shkrimit Valerie Hopkins ka biseduar me aktorë të ndryshëm politik  në vend.

Në këtë bisedë me ish ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ajo është ndalur tek perspektiva europiane e vendit dhe sfidat me të cilat përballet ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bushati shprehet se ekziston rreziku që BE të mund të humbë rajonin. Ndërsa ekziston një ndjenjë e dukshme se një tjetër epokë po agon në Ballkan, askush nuk e di si do të jetë ajo. “Tani jemi në  vitin 2020,  kemi hyrë në dekadën e katërt të tranzicionit dhe ende nuk jemi vend anëtar i BE-së. Pak a shumë katër dekada kemi qenë nën komunizëm” thotë Bushati. “Me këto ritme ekziston rreziku që BE mund të humbë rajonin”, thotë Bushati ndërsa shton se “Kina është e qartë dhe po zgjeron ndikimin e saj në mënyrë të butë dhe të qëndrueshme”.

Financial Time shkruan se Shqipëria u godit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit por, tërmeti diplomatik ishte ai i vetos së presidentit francez Emmanuel Macron në tetor, për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Financial Times shkruan më tej se në vendet e Ballkanit thuhet se nëse nuk po futen dot vetë, qytetarët do hyjnë në BE një e nga një. Dhe kjo po ndodh, pasi vendet e rajonit kanë humbur së bashku 400 mijë qytetarë në moshë pune në 5 vitet e shkuara sipas të dhënave të një studimi të fundit të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb