Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se Edi Rama ka rreth vetes disa persona, me të cilët pasurohet përditë. Bushati u shpreh se këta njerëz kanë vjedhur aq shumë sa nuk kanë më nevojë për para, por vetë kryeministri e ka kthyer këtë në një mekanizëm për të vjedhur përditë e për të qëndruar në pushtet.

“Ata lekë që janë Rama i ndan me 8 deri në 10 vetë. Pak rëndësi ka si ndërrohen këta persona me njëri-tjetrin, sistemi është i njëjtë. Çdo qytetar i thjeshtë mund të bëjë pyetjen vetes: Ore si vazhdohet kështu kur edhe BE , edhe Banka Botërore bëjnë kritika. Atëherë ka vullnet për të grabitur.

Unë mendoj se këta persona që janë përfshirë në afera nuk kanë nevojë për aq para, se janë pasuruar. Kjo është kthyer në një mënyrë sistemin e mbajtjes në pushtet. Pra, është mekanizëm i gjerë që gjithçka të mbahet pas Ramës. Është makinë e vënë në lëvizje për të kontrolluar sistemin politik”, tha Bushati.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: