TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati raporton sot në Komisionin e Jashtëm për rekomandimin e Komisionit Europian për Shqipërinë që i paraprin përgjigjes në qershor për hapjen e negociatave apo jo për anëtarësim në BE.

Bushati tha se është i pari rekomandim që merret pa kushte. Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se në komision mungonin deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa ishin të pranishëm ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Rruga drejt Europës kërkon transformim të Brendshëm. Ulja në tryezën e bisedimeve nuk na i zgjidh gjërat me magji”, deklaroi Bushati.
Sipas ministrit Bushati, lufta kundër korrupsionit, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe liria e medias kanë bërë progres dhe vlerësohen maksimalisht nga Komisioni.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb