Vendi i 3-të në Kupën e Botës i takon Kroacisë (2-1 Vs Marok). E diela rezervon ndeshjen finale të Botërorit, ku tifozët do shijojnë Argjentinë-Franncë. I ftuar në Qatar n’24 në News 24 ishte trajneri i shpresave, Alban Bushi.
“Finalja- Futbolli është gjenetik. Kemi dëshirë ta fitojë Messi, pasi na ka emocionuar gjithë këto vite. Argjentina ka Messin, nuk ka asgjë më shumë. Franca ka lojtarë cilësor që kushtojnë më shtrenjtë. Messi mund të të bëjë atë që s’të bën njeri.
Edhe Argjentina ka lojtarë të mirë, por e thashë në sensin e krahasimit. Franca ka trajnerin, ndërsa kombëtarja Albiceleste ka në krye një teknik jo më shumë eksperiencë.
Maroku- Maroku nuk mund të bëjë më mirë se kaq. Njerëzit sterviten dhe zhvillohen. Nuk do e lenë skuadrat e tjera, pasi do rikthehen Gjermania dhe shumë ekipe të mëdha. Çdo kush mëson, marokenët janë një shembull për t’u ndjekur. Këto ekipe të vogla nuk mund të bëjnë ndryshe, pasi nuk kemi Messin që t’i driblojë të gjithë dhe të realizojë” – Tha ai.
(BalkanWeb)