Trajneri i kombëtares Shpresa, Alban Bushi, pas humbjes kundër Sllovakisë është shprehur se terreni i rënduar favorizoi kundërshtarët. Më tej ai shton se një arsye se përse erdhi ky rezultat ishte se në ekip kishte shumë debutues.

“Në fillim dua të përgëzoj ekipin për zëmrën që dhanë në fushën e lojës. Mendoj se aty ku ne kishim frikë në 20-minutat e fundit, atje u ndëshkuam. Nuk dua të justifikohem, por kishim shumë debutues që kanë luajtur në këtë takim.

Patjetër që kjo humbje na nxjerr nga gara, por jam shumë i gëzuar, pasi ekipi i ka kryer detyrat deri në minutën e 70-të. Luajtëm përball një ekipi që ka minuta në këmbë, ndërsa futbollistët tanë, nuk luajnë titullarë në ekipet e tyre. Kjo na ka penalizuar, megjithatë kjo Shqipëri premton për të ardhmen.

Nuk kisha luksin e stolit, për t’i ndërruar futbollistët në rolin e tyre. Kam futur një mbrojtës në vendin e mesfushorit. Ajo që unë dua të them, është se nuk kemi humbur se kemi luajtur në mënyrë të keqe. Kemi dominuar gjithë lojën dhe jemi ndëshkuar me dy gola në minutat e fundit. E dija që ai terren i vështirë do të favorizonte kundërshtarët”, është shprehur Alban Bushi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb