Botërori vazhdon të dhurojë magji, teksa sot u mësua se Australia, Franca, Argjentina dhe Polonia janë ekipet e tjera që do marrin pjesë në 1/16 të Botërorit. Në Qatar 24 në News 24 për analizën e takimeve është trajneri i Kombëtares së të rinjve, Alban Bushi.
“E çuditshme sesi na ka mundur ne Polonia. Mjaft e çuditshme. Polonia tentoi të mbronte, për të mos pësuar goli ne 3-të. Për ne është mirë pasi e kemi në grup për ndeshjet e ardhshme. Nuk u mbështetet siç duhet Lewa.
Argjentina nuk i shfryrëzoi siç duhet rastet. Argjentinës nuk i ra morali pas golit të pësuar. Edhe trajneri Scaloni reagoi mirë, duke bërë ndërrimet e duhura. Di Maria ishte gjatë gjithë kohës në sulm. Edhe një lojtar mund të ndryshojë rrjedhën e lojës.
Franca është ndryshe nga Argjentina. Është Argjentina dhe duhet t’i kesh frikën gjithmonë. Po luajnë shumë bukur. Nuk po e kuptoja nëse ishte sulmues apo mbrojtës i majtë. Trajneri Scaloni po bën mirë, mirë bëri edhe sot. Kundërshtari ishte në pritje gjithë kohës. Kjo është Argjentina e vërtetë” – tha ai.
(BalkanWeb)