Sergio Busquets nuk gjen fjalë për eleminimin nga Liga e Kampioneve. Humbja 4-0 në ‘Anfiled’ e ka lënë mesfushorin e Barcelonës krejtësisht të surprizuar.

“Është e vështirë të themi ndonjë fjalë tani. I kërkojmë falje tifozëve, është e vështirë të përmbysesh kështu. Pas Romës vjet, ndodh sërish. Kur një skuadër të ushtron presion kaq shumë, do e pësosh nëse nuk mbron mirë dhe kap topin e dytë, ata do të të vijnë të shënojnë. Sot ishin më të mirë se ne, dhe shkuan për ta përmbysur ndeshjen. Ne i patëm shanset për të shënuar, por nuk ia dolëm dot”, deklaroi Busquets

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb