Interi do të përballet me Manchester Cityn në finalen e UEFA Champions League. Për ndeshjen që do luhet me 10 qershor në Stamboll shumica shikojnë favorit skuadrën e Guardiolës, por nuk mendon kështu Sergio Busquets.
“Të gjithë mendojnë se City do të fitojë, por kujdes. Së pari, çdo gjë mund të ndodhë në një finale dhe nuk është një klishe. Së dyti, dhe kjo është edhe më e rëndësishme, kur luan kundër një ekipi si Interi që ka një sistem loje kaq të saktë, i identifikuar dhe i testuar, me 5 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 2 sulmues, gjithçka bëhet shumë e vështirë. Interi mund të mos krijojë shumë raste, por ata luajnë me dy sulmues kundër dy qendërmbrojtësve dhe aty, në këtë situatë, e shoh Interin të aftë për të dëmtuar Cityn. Çdo gjë mund të ndodhë” – Tha ai.
(BalkanWeb)