Fotografi dhe artisti vizual Vlasov Sulaj ka rrëfyer në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 për veprën e tij më të fundit artistike, të titulluar “Epos”, një projekt i thellë vizual kushtuar figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Sulaj tregoi se “Epos” sjell një qasje të re në mënyrën e rrëfimit vizual përmes fotografisë.
Ai dokumentoi për gjashtë muaj ndërtimin dhe finalizimin e monumentit të Skënderbeut në Tuz, përmes 30 mijë fotografive, nga të cilat për ekspozitën personale të mbajtur në Michigan, SHBA, u përzgjodhën vetëm 30.
“Janë 30 imazhe që përmbledhin fuqinë e projektit, ndërsa libri ‘Epos’ është një zhvillim më i gjerë konceptual, vizual dhe poetik”, tha ai. Sipas Sulajt, ky botim sjell një poezi mes dritës dhe hijes, duke i dhënë një tjetër dimension figurës së Skënderbeut dhe mënyrës se si ai përjetohet në artin bashkëkohor shqiptar.